Udhëtimi është rikthyer me ritëm të plotë – por jo të gjitha vendet po përqafojnë kthimin e turistëve. Turmat e turistëve janë bërë problem kryesor në shumë destinacione turistike të Europës.
Për të luftuar mbipopullimin, disa vende kanë zbatuar kufizime, që variojnë nga vendosja e kufirit të vizitorëve në Marsejë, Francë, deri te ndalimi i anijeve turistike në Venecia, Itali.
Por, si mund të shmanget vajtja në destinacionet e mbipopulluara?
Duke përdorur të dhënat nga motori i kërkimit për pushime Holidu, i cili krahasoi madhësinë e popullsisë lokale me numrin e turistëve të vitit 2019, ja cilat janë kryeqytetet europiane me më shumë turistë për banor, shkruan Ekonomia Online.
Kryeqytetet më të vizituara në Europë
Amsterdami ka numrin më të lartë të turistëve për banor. Kryeqyteti holandez ka 12 turistë për çdo banorë.

I njohur si “Venecia e Veriut”, Amsterdami ka më shumë se 160 kanale dhe 1200 ura. Qyteti, i njohur si një destinacion për kanabisin dhe alkoolin, synon të ndryshojë tani reputacionin e tij.
Amsterdami dallohet për baret dhe kafenetë elegante, por edhe për institucionet kulturore, si Muzeu i Van Gogh.
Dublini renditet i dyti, me 11 turistë për banor.
Kryeqyteti argëtues i Irlandës është shtëpia e Guinness, dhe turnetë në punishtet e birrës, kanë mirëpritur afër 23 milionë njerëz, që nga hapja në vitin 2000.

Turistët dynden gjithashtu në Temple Bar, një rrugë me kalldrëm e mbushur me bare, ku japin shfaqje grupe folklorike.
Talin, Kryeqyteti i Estonisë zë vendin e tretë, me 10 turistë për banor.

Vendi i Europës Lindore ka shumë për të eksploruar, përtej Talinit. Me Detin Baltik në veri dhe perëndim, ai është shtëpia e mijëra ishujve me pasuri natyrore dhe historike.
Kryeqyteti i Francës, Parisi, renditet i katërti, me 9 turistë për banor.

Qyteti i Dashurisë tërheq vizitorët, që duan të shohin Kullën e famshme Eifel. Ndërkohë, Luvri është muzeu më i vizituar në botë.
Athina

Kryeqyteti i Greqisë, është një tjetër nga kryeqytetet më të njohura, me 8 turistë për banor. /Katror.info
Përgatiti:
