Këngëtarja Dhurata Dora dhe reperi Noizy kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim këtë verë.
Dy artistët shumë të dashur për publikun kanë paralajmëruar këtë bashkëpunim përmes rrjeteve sociale.
“Kallma”, quhet projekti i artistëve, i cili nuk do të na lë shumë për të pritur, pasi që do të lansohet nesër, me datë 6 korrik.
Në videon e shpërndarë nga Noizy në Instagram, ata shihen duke prezantuar një pjesë nga dueti.
“Mos e le mu shym Kallma 6 korrik ndërron loja ta dini, kjo me e kënaq shqiptarinë”, ka shkruar reperi. /Katror.info
Linku i videos:
https://www.instagram.com/reel/CuSJqcoAaz7/?utm_source=ig_web_copy_link