Xhudistja jonë ia doli të triumfonte në këtë kompeticonin, ndërsa pjesëmarrës janë 446 garues në total nga 61 shtete.
Nora e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, derisa fitoi me ‘ippon’ ndaj polakes Arleta Podolak, në raundin e tretë gjithashtu fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale ajo mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me ‘ippon’.
Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë.
Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i fituar kështu Kosovës medaljen e artë.
Ndërkaq, kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Baku 2023.
Xhudistja kosovare, ka pësuar humbje në finale, nga japonezja, Kisumi Omori, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.
Disi arkëtoi 700 pikë olimpike Paris 2024./Katror.info