Shumica e atyre që kanë qejf me pi alkool kur t’dalin e kur t’festojnë e kanë nga nji storje kur janë pijavë keq e kanë përfundu t’u pi tequila e t’u marrë vendime t’gabume. Por, hey; tequila’s are made for bad decisions a.k.a fun stories – natyrisht me bad decisions po flasim për budallakina t’vogla e simpatike me t’cilat t’nesërmen qeshim fort, jo eskalime t’randa.
Kripë, limon e tequila – kjo treshe perfekte e netëve epike dhe e mëngjeseve pishmanlike asht përzgjedhja e shumë prej nesh kur dalim me festu e me u qejfleisë pak. E me t’drejtë t’plotë mundemi me thanë që edhepse pije prej t’cilës dalin histori qesharake e interesante, pos që asht meksikane, shumica prej nesh pak dijmë për to. Ama ne, jemi këtu me e ndryshu këtë gja dhe me t’njoftu me informacionet ma interesante për këtë super-alkool.
1. Prej çkahit prodhohet tequila dhe çka do t’thotë fjala “Tequila”?
Tequila asht nji pije e destilume e cila prodhohet prej langut t’fermentum t’bimës agave t’kaltër; bimë kjo që rritet n’Meksikë dhe i ngjanë kaktusit, sepse ka gjemba. Kjo pije asht emnu prej qytetit t’Tequila-s n’shtetin meksikan t’Jaliscos ku edhe prodhohet pjesa ma e madhe e Tequila-s. Ma shumë se 40 vende e njohin zyrtarisht tequila-n si produkt me origjinë Meksikane.
2. Qysh asht prodhu tequila fillimisht dhe kur?
Origjina fillestare e tequila-s daton qysh n’shekullin XVI. Vendasit asokohe e fermentonin langun e bimëve lokale dhe e krijonin nji pije t’ngjajshme me birrën t’cilën e quanin “pulque” e që prodhohej nga bima agave. Mirëpo, kur spanjollëve t’cilët kishin ardhë për pushtim ju ka harxhu rakia, ata nisën me e destilu bimën agave dhe kësisoji pija rezultoi t’jetë e ngjashme me tequila-n t’cilën e njohim sot. Zyrtarisht, tequila filloi me u prodhu n’vitin 1656. Ligjet meksikane thonë se tequila mundet me u prodhu vetëm n’Jalisco dhe n’disa regjione t’Guanajuato-s, Michoacán-s, Nayari-t dhe Tamaulipas-it – rajone/komuna këto ku prodhohet me shumicë.
3. Pse “Tequila” shoqnohet me kripë dhe limon?
N’vitin 1930, Meksika Veriore ka kalu nëpër epideminë e njohur t’gripit spanjoll. Mjekët aso kohe besonin se tequila ishte ilaçi ma i mirë për me e luftu sëmundjen dhe e përshkruanin pijen si ilaç. N’recetat e mjekëve këshillohej që tequila me u shoqnu me kripë dhe limon, për me pasë efekt n’shërim. Kështu edhe lindi mandej tradita e pirjes t’tequila-s me kripë dhe limon.
4. Sa përqind alkool përmbanë tequila?
Nji tequila cilësore përmbanë 40 përqind alkool. Ka edhe tequila që përmbajnë 50 deri n’55 përqind alkool, por janë lloje t’cilat trazohen me ujë t’destilum, n’mënyrë që me mujt’ me u pi. Ndoshta tash edhe e kupton se pse nuk asht mirë me pi edhe shumë, sepse, lehtësisht mundesh me shku posht. Andaj, kujdes!
Njilloj sikurse për tequila-n, mundesh me mësu se cilat janë 5 faktet ma interesante për Vodkën – pijen e famshme ruse, e poashtu edhe me mësu se qysh me e përgatitë nji Vodka-pineapple. E nëse ke qejf e je merak edhe n’verë, këtu i gjenë edhe 5 fakte interesante për verërat. Ndërsa, me patjetër ta rekomandojmë me kuptu ma shumë rreth 7 fakteve ma interesante për meraklitë e birrave.
Nëse e ke sosë me dal, mos e le pa e çu nji gotë, për hirë t’faktit që asht vikend, e mundesh me u hallakatë pakëz, por jo me u çmend. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria