Medalistja e artë olimpike, Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.
Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.
Në rundin e dytë, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit, Lemos-Cornelisse.
- Advertisement -
Komiteti Olimpik i Kosovës bëri me dije se kjo është gara e parë për Gjakovën, që prej Lojërave Olimpike Tokyo 2020.