As në seancën e sotme nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u miratua propozimi për krijimin e Komisionit Zgjedhor – hap ky i domosdoshëm për mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi subjektet politike të propozonin anëtarët për këtë komision, por mungesa e mbështetjes bëri që propozimi të mos kalojë, duke sjellë kështu dështimin e 26-të radhazi në përpjekjen për konstituimin e kuvendit.
Ndërkaq, përpjekja e 27-të do të mbahet të enjten në orën 11:00./Katror.info
Përgatiti:
