Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
FSK gjithashtu ka publikuar edhe pamjet nga ky operacion.
Ekipet e FSK-së që gjenden në Turqi për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, fillimisht njoftuan se kanë arritur të nxjerrin të gjallë një fëmijë 2 vjeçar pothuajse 72 orë pas tërmetit.
Përmes një njoftimi për media, FSK ka njoftur se operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat. “Motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.”