Trendet në vitin 2022 tregojnë një rënie të vazhdueshme të normave të përdorimit të duhanit në nivel global. Atë vit, 1 në 5 të rritur në mbarë botën konsumonin duhan në krahasim me 1 në 3 në vitin 2000.
Drejtori i Promovimit të Shëndetit në OBSH prezantoi të marten, në Gjenevë gjetjet kryesore të raportit global të duhanit.
“Kemi 1.25 miliardë njerëz që ende pinë duhan. Kjo është shifra e fundit që kemi nga raporti i trendeve globale që po publikojmë sot, “tha Dr Rüdiger Krech, përcjell Africa News.
“Por kjo do të thotë gjithashtu se ne kemi 19 milionë duhanpirës më pak se dy vjet më parë. Kjo është hera e parë që shohim një rënie të tillë.”
Aktualisht, uljet më të shpejta të përdorimit të duhanit po ndodhin në grupin e vendeve me të ardhura mesatare të ulëta, ndërsa prevalenca më e lartë e përdoruesve të duhanit është në rajonin e Azisë Juglindore të OBSH-së, por me ritme në rënie të shpejtë.
Rajoni i OBSH-së që aktualisht ka prevalencën më të ulët të përdorimit të duhanit është Rajoni Afrikan, i cili tashmë është ulur nga një mesatare prej 18 përqind në 2000 në nën 10 përqind në 2022.
OBSH u kërkon vendeve që të vazhdojnë zbatimin e politikave të kontrollit të duhanit dhe të vazhdojnë të luftojnë kundër ndërhyrjeve në industrinë e duhanit. /Katror.info