Kapiten Shkëlqim Raci nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenit për Logjistikë në Universitetin e Mbështetjes së Ushtrisë (Army Sustainment University) në Fort Lee, Virxhinia, SHBA, shkruan Katror.info.
Për rezultatet e tij të jashtëzakonshme gjatë trajnimit, ai është nderuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që u jepet studentëve ndërkombëtarë me performancën më të lartë akademike dhe profesionale.
Ky sukses i Kapiten Racit është dëshmi e përkushtimit dhe nivelit të lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së në misionet dhe trajnimet ndërkombëtare./Katror.info