Komuna e Drenasit ka njoftuar se nxënësi Onart Gjoshi ka shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare TIMO në Turqi.
Në njoftim thuhet se Drenasi është krenar me gjeniun e vogël të matematikës.
“Në mesin e 35 shteteve nga mbarë bota, nxënësi i talentuar nga Drenasi, Onart Gjoshi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën prestigjioze të matematikës – TIMO 2025 – Grand Final, duke u renditur: Vendi i 3-të në botë”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash thuhet se ky është një moment krenarie për komunën tonë dhe një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve tanë.
“Komuna e Drenasit e përgëzon Onartin për këtë arritje madhështore dhe do të vazhdojë të mbështesë nxënësit e suksesshëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe ekselencës. Onarti është nxënës i klasës së katërt në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, ku vazhdon mësimin me përkushtim dhe rezultate të mira”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Urime Onart – je inspirim për gjithë gjeneratën e re të Drenasit”, thuhet tutje.
Për çmimin e fituar të nxënësit Onart Gjoshi, ka shkruar edhe Kosova Global Talent Center. /Katror.info
Përgatiti:
