One Direction është grupi me pesë djem që u formua në X-Factor në vitin 2010 dhe që atëherë ata janë dashur dhe njohur në mbarë botën duke shënuar hite. Harry Styles, Liam Payne, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson ishin pesëshja e “zjarrit”, të cilët marrosën të gjithë botën!
Në vitin 2015, me një anëtar minus Zayn Malik ata vendosën të bëjnë një pushim, duke u dhënë shpresë miliona fansave se do të riktheheshin së shpejti. Por kjo nuk ndodhi kurrë.
Herë pas here është përfolur se pesë djemtë kanë dashur të rikthehen bashkë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë, deri më sot.
Sipas DailyMail, One Direction do të ribashkohen, jo përgjithmonë, por si të ftuar në episodin e fundit të James Corden të ‘The Late Late Show’.
Me ta në studio, komediani do të drejtojë episodin e fundit të shfaqjes së tij, të cilën ai e ka drejtuar që nga viti 2015./Katror.info