Sipas një burimi të sigurt, Kim Kardashian do të jetë edhe këtë vit pjesë e Met Gala, duke hedhur poshtë aludimet se nuk ishte e ftuar. Burime të mëparshme kanë thënë se drejtuesja e Vogue, Anna Wintour, po shkurtonte listën vjetore të të ftuarve të natës së modës dhe se asnjë nga familja Kardashian nuk ishte e ftuar.
Megjithatë, jemi siguruar se Kim Kardashian, më e famshmja nga familja Kardashian- Jenner, do jetë pjesëmarrëse në Met Gala. Kim nuk do të jetë e vetmja nga familja e saj e cila do të ecë në shkallët e Met Museum gjatë natës më të madhe të modës, megjithëse nuk dihet ende cila nga motrat do t’a shoqërojë. Vitin e shkuar, Kourtney and Khloé Kardashian ishin të ftuara për herë të parë. Kris, Kendall dhe Kylie kanë ecur më parë në tapetin e kuq, por jo aq shpesh sa Kim.
Ylli i serialit reality “Keeping up with the Kardashians” u shfaq për herë të parë në Met Gala në vitin 2013, me ish-bashkëshortin Kanye West, veshur me një fustan floral Givenchy ndërsa ishte shtatëzanë me fëmijën e parë, North West. Që atëherë, Kim ka qenë një personazh i spikatur në Met Gala, duke tërhequr gjithnjë vëmendje me veshjey e saj. Në vitin 2019 ajo bashkëpunoi me Thierry Mugler për të krijuar një look ‘të lagur’. Gjithashtu, bashkë më bërësin e famshëm të korseve, Z.Pearl, ajo mësoi teknika speciale të të marrit frymë, që të futej lehtësisht në fustanin e saj.
Në vitin 2021 u bë virale veshja e saj tërësisht e zezë që i mbulonte dhe fytyrën, krijuar nga Balenciaga, e cila u kthye në një meme komike në rrjetet sociale. Ndërsa vitin e shkuar, mori një numër të shumtë kritikash për faktin se përdori fustanin e famshëm që Marilyn Monroe veshi në vitin 1962 për t’i kënduar “Gezuar Ditëlindjën, Zoti President”, Xhon Kenedit. Duket se nga viti në vit reagimet për veshjet e Kim Kardashian bëhën më të ashpra. Mbetet për t’u parë çfarë ka menduar të veshë këtë vit miliarderja Kim Kardashian./Katror.info