Kompania nga Kalifornia, Open AI ka njoftuar se ka krijuar një ekip të ri që do të jetë përgjegjës për sigurinë e modeleve të inteligjencës artificiale (AI) dhe do të garantojë që ato të mos përbëjnë kërcënim për njerëzimin.
Ekipi i ekspertëve i quajtur “Gatishmëria” do të drejtohet nga profesori i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Alexander Madri, sipas faqes së internetit të firmës së zhvillimit të AI me bazë në Kaliforni.
Detyra e ekipit është të “monitorojë, vlerësojë, parashikojë dhe mbrojë nga rreziqet” që mund të çojnë në katastrofë globale për shkak të modeleve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale.
Ky është ekipi i tretë i OpenAI që do të jetë përgjegjës për të siguruar që produktet e kompanisë të përputhen me standardet e sigurisë.
Ekipi i Sistemeve të Sigurisë është i fokusuar në parandalimin e abuzimit të produkteve ekzistuese si ChatGPT, dhe ekipi i Superalignment po zhvillon standarde sigurie për modelet e ardhshme të AI. /Katror.info