Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët dhe datat për Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.
Dardanët do të debutojnë më 30 nëntor 2025 kundër Shqipërisë, në ndeshjen e vetme të Dritares së Parë. Në Dritaren e Dytë, më 27 shkurt 2026, Kosova do të presë Sllovakinë. Ballafaqimet e fundit zhvillohen në korrik 2026: Kosova si vendas ndaj Shqipërisë më 2 korrik dhe si mysafir ndaj Sllovakisë më 5 korrik.
Tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen për Rrethin e Dytë. Raundi i Parë zhvillohet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Orari i ndeshjeve:
- 27 nëntor 2025: Sllovakia – Shqipëria
- 30 nëntor 2025: Shqipëria – Kosova
- 27 shkurt 2026: Kosova – Sllovakia
- 2 mars 2026: Shqipëria – Sllovakia
- 2 korrik 2026: Kosova – Shqipëria
- 5 korrik 2026: Sllovakia – Kosova
/Katror.info