Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media sot nga ora 16:00, bëri të ditur Zyra e presidentes, transmeton Ekonomia Online.
Kjo konferencë për media e presidentes mbahet pak ditë para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese që brenda 30 ditësh të konstituohet Kuvendi i Kosovës (deri më 26 korrik).
Kuvendi, i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u konstitua as pas 50 vazhdimesh të seancës./Katror.info