Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.
Urimin, Osmani e bëri nga Tokio pasi është në vizitë zyrtare në Japoni, teksa tha se liria i bashkon të gjithë qytetarët, sot e përherë.
“Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë. Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë”, shkroi Osmani.
Kosova këtë 12 qershor e feston përvjetorin e 26-të të çlirimit nga forcat okupuese serbe. /Katror.info
Përgatiti:
