Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, shkruan RTK.
Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete./Katror.info