Të shtunën dhe të dielën parashihet të ketë riga shiu me shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsiu, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje nga IHMK.
Ndërkaq të dielën, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”.
Ndërsa, java e ardhshme parashihet me rënie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjella me rrufe./Katror.info