Edicioni i 25-të i Panairit të Librit, “Prishtina 2025” do të mbahet prej 11 deri më 15.06.2025 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) ka bërë të ditur se edicioni sivjetëm i këtij panairi mbahet me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”.
SHBK-ka ka njoftuar se ceremonia e hapjes do të mbahet më 11 qershor në orën 12:00.
Në edicioni e sivjetëm të këtij panairi do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Ndërsa, rreth 2 mijë tituj të rinj pritet të ekspozohen nga botuesit pjesëmarrës.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate; 100-vjetori i lindjes së Martin Camajt; 150-vjetori i lindjes së Faik Konicës; 200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës; 400-vjetori i lindjes së Pjetër Bogdanit.
“Parashihen të zhvillohen mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair. Do të ketë të ftuar specialë, shkrimtarë nga Franca, etj.”- thuhet në njoftimin e SHBK-së.
Gjithashtu panairin pritet ta vizitojnë rreth 30000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.
Edicioni i 25-të i Panairit të librit, “Prishtina 2025” organizuar nga SHBK, me bashkëpunimin me Ministrinë n Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë. /Katror.info
Përgatiti:
