Artizanë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova prezantuan punime të ndryshme në panairin “Arte dhe Zeje” në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.
Shumica e tyre gra, sjellim punime të bëra me dorë, që ruajnë traditën e lashtë dhe i trashëgojnë ato brez pas brezi, shkruan ABC News.
“Ky panair organizohet jo vetëm për të promovuar vlera kulturore të krahinave të tyre, por edhe për të kujtuar traditat dhe punimet artizanale duke i trashëguar në breza për të mos i humbur”, tha, Dizi Brahimi, organizatore.
Disa nga artizanët thonë se kjo është një punë e vështire dhe e veçantë, që ka nevojë për më shumë mbështetje për të marrë vlerësimin e duhur.
Veshje tradicionale të punuar nga artizanët, u prezantuan në një sfilatë, ku binte në sy pasuria e ngjyrave dhe tradita e veriut të vendit dhe Kosovës./Katror.info