Duket si diçka e fantashkencës, por Evropa një ditë mund të jetë e fuqizuar nga panele diellore gjigante pluskuese që rrotullohen rreth planetit.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka zbuluar një plan për të thithur energjinë e diellit në hapësirë, në mënyrë që ajo të kthehet sërish në Tokë.
Teknologjia është ende në fazën paraprake të testimit – por qëllimi përfundimtar është ndërtimi i një ferme dy kilometra të gjatë të hapësirës diellore, duke gjeneruar po aq energji sa një central bërthamor.
Plani thotë se ky panel do të rrotullohej 36,000 kilometra mbi Tokë./Katror.info