Ishte një garë e përbërë nga shumë frizerë të shtetit gjerman që konkurruan për profesionalizmin e tyre më të mirë, transmeton albinfo.ch.
Mes tyre ishte edhe shqiptari Valon Zefaj, i cili tashmë po konsiderohet si storie suksesi në shtetin gjerman.
Historia e tij është interesante, sepse ai konsiderohet profil suksesi nga Kosova në Gjermani. Ai është lindur dhe rritur në Kosovë, tani ka që 7 vjet që jeton në Gjermani dhe ushtron profesionin e parukierit.
Me punë dhe përkushtim, ai ka arritur që sot të renditet më i miri nga të gjithë parukierët në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.
Ani pse është 23-vjeçar, Valoni ka treguar profesionalizëm dhe është shumë i përfolur edhe nga elitat gjermane, si artistë, këngëtarë etj.
Vlen të theksohet se Valoni është duke ndjekur edhe studimet për shëndetin e flokut, sëmundjet e ndryshme, trajtimin e tyre etj./Katror.info