Billy Glenn, banor i Lexingtonit, fitoi çmimin e madh prej 25 mijë dollarësh në vit për jetën pas 9 vjetësh përdorimi të të njëjtave numra me fat në lotarinë “Lucky For Life”.
Glenn kishte zgjedhur numrat që përfaqësojnë ditët e përvjetorëve dhe numrat e fanellave të lojtarëve të tij të preferuar të MLB.
Numrat e tij fatlumë u tërhoqën më 19 nëntor, duke i siguruar atij çmimin e dytë, që do t’i japë 25,000 dollarë çdo vit për gjithë jetën.
Burri fatlum tha se shuma e fituar do të shkojë për shlyerjen e borxheve dhe për disa projekte në shtëpi. Ai e quajti këtë fitore një “rifillim të këndshëm”. /Katror.info
Përgatiti:
