Vetëm një vit pas martesës së tyre, çifti i famshëm Ben Affleck dhe Jennifer Lopez vendosën të rinovojnë zotimet e tyre.
Sipas Daily Mail, çifti tashmë ka planifikuar një festë të madhe në rezidencën e tyre të re në Beverly Hills për të rinovuar betimet e tyre para qindra të ftuarve.
Ndonëse tashmë kanë mbajtur dy ceremoni të mëdha në Las Vegas dhe Gjorgjia, duket
se kjo nuk ka mjaftuar, ndaj kanë vendosur ta dëshmojnë edhe një herë dashurinë e tyre. Mediat dyshojnë se martesa e tyre është e keqe, por një burim pranë çiftit të njohur pohon të kundërtën.
Jennifer Lopez and Ben Affleck tied the knot twice back in 2022, first at an intimate event in Las Vegas in July, followed by another at Ben's home in Georgia a month later in August https://t.co/MB5DGwpbY1
— ExpressUSNews (@ExpressUSNews) June 28, 2023
“Jennifer dhe Ben janë të dashuruar si në fillim dhe ky vit i fundit i martesës ka qenë, me një fjalë, spektakolar. Ata të dy duan të rinovojnë zotimet e tyre dhe të tregojnë se sa shumë janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha burimi.
Burimi thekson gjithashtu se marrëdhënia me fëmijët e tyre është e koordinuar mirë. Ai posaçërisht theksoi se si marrëdhëniet mes çiftit po funksionojnë aq mirë sa që kjo mund të shihet edhe në karrierat e tyre. /Katror.info