Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Mark Rutte theksoi se se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa shtoi se përkushtimi i NATO-s për paqe në Kosovë mbetet i palëkundur.
Sipas tij, të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjate.
Rutte gjithashtu theksoi se çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që shefi i NATO-s e ka zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë. /Katror.info
Përgatiti:
