Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar udhëzimin administrativ për implementimin e subvencioneve, shkruan Katror.info.
“Sot nënshkruajta Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025 , program ky i cili do mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.
Pas hapave të tjerë administrativ siç është periudha 7 ditore pas publikimit në Gazetë Zyrtare, do ju njoftojmë për detajet e hapjes së programit për aplikim”, njoftoi Ministri Peci në rrjetet sociale./Katror.info