katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    6 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    7 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    6 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    5 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    6 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    9 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    5 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    6 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    9 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Peja Jazz Festival” me pesë koncerte që shkrijnë ritme e traditë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Peja Jazz Festival” me pesë koncerte që shkrijnë ritme e traditë

Last updated: 23/10/2024 12:47 PM
145 Shikime
Shpërndaje
Foto: Europe House Kosovo

Janë emra të shquar artistësh që vijnë me koncerte, të cilët nuk ngjajnë me njëri-tjetrin ashtu si zhanret dhe fryma e muzikës së tyre. “Peja Jazz Festival” hapet me yllin në ngritje, Laura Prince, “Cimbalom Duo” sjell shkrirje të muzikës tradicionale, vokalistja me prejardhje shqiptare, Ceylan Taci, rikthehet edhe në rizbulim rrënjësh e epilogu shpalos ritme nga Japonia, shkuan Koha.net.

“Peja Jazz Festival” në fund të muajit do të rikthehet me edicionin e pestë. Për katër net publiku do të ketë mundësi që të përjetojë përformancat e disa prej emrave me nam në botën e jazzit. Por, sivjet Festivali do të shtrihet përtej Pejës. Do ta “qerasë” kryeqytetin me një koncert. Prej 30 tetorit deri më 2 nëntor në Pejë dhe më 3 nëntor në Prishtinë, “Peja Jazz Festival” do të bashkojë adhuruesit e këtij zhanri muzikor. 

Organizatorët, në këtë rast organizata “Anibar”, kanë njoftuar se Laura Prince, vokaliste dhe kompozitore e talentuar me prejardhje nga Togo e Franca, e njohur për stilin e saj autentik dhe emocionet që shpreh në muzikë do të interpretojë në natën e parë. 

Mundesh me e lexu edhe…

Në kinemanë “Jusuf Gërvalla” ajo në skenë do të shoqërohet nga pianisti Julian Caetano, që cilësohet yll në ngritje në skenën jazzit. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëpërmjet njoftimit është bërë e ditur se “Cimbalom Duo” në përbërje të  Káláman Balogh dhe Miklós Lukács sjellin një përzierje të jazzit dhe muzikës popullore nëpërmjet instrumentit të rrallë të cimbalomit. Organizatorët presin që dyshja të ofrojë performancë të pasur në emocione dhe ritme.
Në Kosovë do të kthehet Ceylan Taci, vokaliste me origjinë shqiptare nga Belgjika, e njohur për stilin e saj të veçantë që ndërthur muzikën ballkanike, jazzin dhe ritmet botërore. Ajo do të performojë me grupin “Astrit Stafai & Friends” 

E nata e fundit është rezervuar për “Wada Iko Sai”,  grup i mirënjohur japonez i përbërë vetëm nga meshkuj që performojnë me daulle tradicionale japoneze. “Me mbi 2.000 performanca në 30 vende të botës, grupi sjell një energji të jashtëzakonshme në skenë, duke promovuar trashëgiminë kulturore japoneze në mënyra bashkëkohore dhe kreative”, bëhet e ditur në komunikatë. Ky grup do të interpretojë më 3 nëntor edhe në teatrin “Oda” në Prishtinë. 

“’Peja Jazz Festival 2024’ premton të sjellë një atmosferë unike, duke ftuar adhuruesit e muzikës të shijojnë një përzierje të pasur artistike dhe kulturore nga e gjithë bota”, shkruhet në komunikatë. 

Dardan Selimaj, i cili e kuron programin e Festivalit, ka thënë se sivjet mblidhet një përzierje artistësh, të cilët vijnë nga kultura, breza dhe tradita të ndryshme. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky vit, në çdo mbrëmje, sjell artistë që shkrijnë zhanre dhe në performancat e tyre shpërfaqin traditën që përfaqësojnë, duke e aktualizuar atë. Nga Laura Prince, këngëtarja franko-togoleze, muzika e së cilës ndërthur ndikime nga jazzi, ritmet afro dhe soul, e shoqëruar nga mjeshtri francez Julian Caetano, te dyshja ‘Cimbalom Duo’ nga Hungaria, përkatësisht Balogh dhe Lukacs, të dy të dalë nga dinasti muzikantësh romë, të cilët përmes virtuozitetit të tyre bëjnë bashkë traditën dhe inovacionin”, ka thënë ai. Sipas Selimajt – njëherësh ushtrues i detyrës së drejtorit të Filharmonisë së Kosovës – në këtë ngjarje sivjet vjen edhe fryma e etnosit shqiptar që e sjell Ceylan Taci. 
“Derisa epilogu është ritmi preciz që përfaqëson grupi japonez “Wadaiko SAI’ përmes lojës në instrumente japoneze me të goditur ose ‘Wadaiko’”, ka thënë ai. 

Biografitë e artistëve pjesëmarrës tregojnë për kreativitet që ata e kanë shkrirë në vende të ndryshme të botës. 

Laura Prince është autore, kompozitore dhe interpretuese që përfaqëson autenticitetin dhe sinqeritetin përderisa Muzika e saj trajton frikët e fëmijërisë, rrënjët e përziera dhe zemërthyerjet. 

“Në moshën 13-vjeçare ajo filloi të lexonte notat dhe të kompozonte pjesët e saj të para, duke u frymëzuar nga epoka e të drejtave civile dhe artistët si Nina Simone, Dinah Washington dhe Ray Charles. Ajo studio etnomuzikologji në Universitetin e Parisit”, shkruhet në biografinë e saj. Në vitin 2019 ajo publikoi albumin “Peace au mine”, që reflekton paqen e saj të brendshme, duke e lidhur atë me tingujt e Afrikës dhe Navarës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Julian Caetanom, sipas biografisë, filloi të luante piano që në moshën 5-vjeçare. Pas një trajnimi në muzikën klasike, përfshirë mësime me pianisten e njohur rumune Dana Cioccarlie, ai zhvilloi një pasion për jazzin. 

Kurse Kálmán Balogh dhe Miklós Lukács u bashkuan në vitin 2009 për të promovuar një instrument me potencial të madh, cimbalomin. “Bashkëpunimi i tyre ka sjellë një frymë të re, ku jazzi takohet me muzikën popullore. Dyshja nisi të eksperimentonte me stilin dhe teknikat e instrumentit, duke krijuar një atmosferë shumë argëtuese. Albumi i tyre i vitit 2015 shënon një moment të rëndësishëm, duke u frymëzuar nga traditat popullore”, shkruhet në biografi. Instrumenti i rrallë  ishte krijuar nga Josef Schunda në 1874 dhe ai po ringjallet falë grupit “Cimbalomduó”.

E Ceylan Taci është kompozitore dhe këngëtare e rritur në Bruksel, por me  prindër shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia. 

“Ajo vazhdimisht është në kërkim të ritmeve afrikane, jazz-in dhe muzikës botërore, duke bashkëpunuar me muzikantë të njohur në Belgjikë. Projekti i saj më i fundit ‘Zëri i rrënjëve’ është një koncert narrativ që shpreh temat e frikës, tabuve që lidhen me vetëdijesimin e grave, duke krijuar lidhje mes të kaluarës dhe të tashmes”, shkruhet në biografinë e saj. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurse nën moton “Argëtimi rezonon!” grupi japonez “Wada Iko Sai” ka performuar në mbi dy mijë ngjarje në 30 vende dhe janë angazhuar në organizimin e ngjarjeve japoneze dhe bashkëpunime me artistë të zhanreve të ndryshme.

“Prej vitit 2012, ata kanë mbajtur turne të suksesshme në Japoni dhe jashtë saj, përfshirë performancën e parë solo në Forumin Ndërkombëtar të Tokios në 2019. Grupi ka marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme kulturore duke përfshirë Kupën e Botës në Rugby më 2019, ku performuan muzikën e hyrjes për ndeshjet kryesore”, shkruhet në biografinë e tyre. 

“Peja Jazz Festival” është një organizim relativisht i ri që për të pestin vit me radhë dërgon në qytetin perëndimor tingujt jazzi nga artistë vendorë e ndërkombëtarë./Katror.info

Marrë nga Koha.net me autor Shaban Maxharraj.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:anibarJaponiKoncertetPeja Jazzpeopleritmettradita

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shkurte Fejza nderohet me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi
Artikulli i ardhshëm Nis sezoni i II-të i serisë së podcasteve nga SHE Solutions #spotlight

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para

14 Shikime
People

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

12 Shikime
People

Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?