Shkencëtarët për herë të parë kultivuan bimë në dheun e mbledhur nga sipërfaqja e Hënës.
Shkencëtarët nga Universiteti Florida në SHBA, mbollën farat e bimës “Arabidopsis thaliana” në dheun hënor të mbledhur gjatë misioneve Apollo 1962-1972.
Më tej është vëzhguar se pas dy ditësh farat kanë mbirë, duke shënuar për herë të parë mbirjen me sukses të ndonjë fare në dheun hënor.
Ekipit të Universitetit të Floridës iu dha një gram dhe për studim.
Studimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm për projektin e themelimit të vendbanimit hënor të NASA-s.
Zbulimi është me rëndësi, mbase më me rëndësi se kurrë ndonjëherë, kur kihet parasysh se NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës shpresojnë që të rikthejnë njeriun në Hënë me programin e tyre, Artemis.
Ekzistojnë plane për të bërë nisjen e parë të misionit Artemis pa ekuipazh në vitin 2022 dhe misionin me ekuipazh një dekadë më vonë. Edhe vende të tjera janë duke bërë plane të vizitojnë Hënën vitet e ardhshme, përfshirë këtu Japoninë dhe Kinën.
Por shkencëtarët ende nuk e dinë se si do të reagojnë bimët e Tokës në mjedisin hënor, real, të pasimuluar. Hëna është shumë e thatë në krahasim me Tokën dhe kjo mund të ndryshojë aftësinë e bimëve për të mbirë.
Astronautët e NASA-s sollën 382 kilogramë tokë hënore, mostra bërthamore, guralecë, rërë dhe pluhur nga sipërfaqja hënore gjatë misioneve Apollo 1962-1972.