Përditësimi më i fundit i iOS rregullon një problem që ka pllakosur përdoruesit që nga dita e parë e serive iPhone 15.
Apple ka lëshuar versionin iOS 17.0.3 të softuerit dhe është një përmirësim i vogël i platformës. Përditësimi është veçanërisht i rëndësishëm për pronarët e iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.
Ajo që është e rëndësishme, përditësimi sjell me vete korrigjimin e një problemi që ka pllakosur përdoruesit që në ditën e parë të disponueshmërisë së telefonave të përmendur.
Ky version i iOS duhet të rregullojë problemet e mbinxehjes së iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.
Javën e kaluar, Apple më në fund pranoi problemin e mbinxehjes me këto modele telefonash, pas raporteve të panumërta të përdoruesve, dhe premtoi një rregullim që tashmë ka mbërritur.
Ndërkohë, Apple ka punuar edhe me krijuesit e disa aplikacioneve (si Instagram, Uber dhe të tjerë) që kanë mbingarkuar chipsetin A17 Pro, të cilin e përdorin dy telefonat e përmendur, shkruan Katror.info.
Përdoruesit e iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max rekomandohen të instalojnë menjëherë përditësimin iOS 17.0.3./Katror.info