TikTok është në rrugën e duhur për t’u bërë aplikacioni me fitimin më të madh në histori.
Aplikacioni kinez TikTok ka fituar 10 miliardë dollarë nga përdoruesit në mbarë botën dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë aplikacioni me fitimet më të larta në histori.
“TikTok do t’i afrohet 15 miliardë dollarëve të ardhura në vitin 2024. Përdoruesit shpenzojnë mbi 11 milionë dollarë në ditë për të mbështetur krijuesit e tyre të preferuar të përmbajtjes,” tha përfaqësuesi i data.ai Lexi Sydow, raporton CNN.
Ajo pret që përdoruesit e TikTok të kalojnë 40 orë në muaj në aplikacion, një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin aktual.
TikTok fiton para nga “Monedhat” e aplikacionit, të cilat përdoruesit mund t’i përdorin për të blerë dhurata për influencuesit në platformë dhe aplikacioni kinez mban 50 për qind të pagesës.
Përdoruesit kanë blerë paketën me 1,321 monedha për 19,99 dollarë këtë vit, dhe këto blerje përbëjnë 25 për qind të të gjitha të ardhurave nga aplikacioni i TikTok.
Kompania kineze ka burime të tjera të ardhurash, si reklamat dhe tregtimin online.
Aplikacioni i takimeve Tinder dhe platforma YouTube janë më afër 10 miliardë dollarë të ardhura, por mbesin prapa TikTok për 2 deri në 3 miliardë dollarë. /Katror.info