Miliarderi Elon Musk vizitoi finalet e turneut Valorant Champions 2023 në kohën e tij të lirë, por turma nuk e përshëndeti saktësisht me ovacione.
Është e vështirë për Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë. Vitin e kaluar, njerëzit e kritikuan atë gjatë një paraqitje si mysafir në një performancë stand-up, dhe diçka e ngjashme ndodhi tani në një turne në lojën Valorant.
Musk vendosi të vizitojë finalet e turneut Valorant Champions 2023, ku publiku e vuri re në mes të transmetimit. Fillimisht filluan brohoritjet, për të cilat komentuesit theksuan se janë shprehje e pakënaqësisë, më shumë se britma në përkrahje të garuesve. Më pas turma filloi të bërtiste “Kthejeni Twitterin!”.
Pas blerjes së Twitter, Musk e riemëroi kompaninë/platformën X, për të cilën shumë besojnë se ishte gozhda e fundit në arkivolin e rrjetit social siç e njihnim dikur./Katror.info