Së fundmi përfundoi edicioni i 53-të i Festivalit të Teatrove Ferizaj, duke treguar edhe njëherë madhështinë që mund të japë vetëm teatri, përmes shfaqjeve spektakolare.
Në mes të shumë polemikave për zhvillimin, financimin dhe suksesin e këtij festivali, edhe një herë me vulën e fortë “Festivali i Teatrove Ferizaj”, dëshmoi forcën e tij se përkundër vështirësive, di të dalë në krye pa problem.
Listën e çmimeve që u dhanë gjatë natës së djeshme, festivali i cili filloi më 27 Gusht, përfshinë aktorë/e, producentë/e e regjisorë/e të skenës së njohur kosovare.
- Aurita Agushi – Aktorja më e mirë
- Shkumbin Istrefi – Aktori më i mirë
- Arta Selimi – Aktorja më e mirë në rol dytësor
- Zhaneta Xhemajli – Ylli i ri në ngritje
- Njomza Luci – Kostumografi më e mirë
- Bekim Korca – Skenografi më i mirë
- Ilir Bokshi – Regjisori më i mirë
- Butrint Pasha – Çmimi Special
Juri profesionale e këtij festivali isihin Ilirjan Himaj, Getoarbë Mulliqi dhe Mentor Zymberaj./Katror.info