katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    7 minutes ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    49 minutes ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    2 hours ago
    Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    15 minutes ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    44 minutes ago
    Hapet thirrja për aplikim në edicionin e 4-të të Shkollës për Aktivizëm 2025
    6 minutes ago
    Kosova ruan stabilitetin demografik – rritje e qëndrueshme e lindjeve në vitin 2024
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Përkthyesi që promovon bukuritë e Shqipërisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Përkthyesi që promovon bukuritë e Shqipërisë

Last updated: 29/01/2023 1:32 PM
203 Shikime
Shpërndaje
Foto: REL

Pasioni për natyrën duket se ka lindur bashkë me të. Nëse pesë ditë të javës e gjejnë mbi libra, për shkak të profesionit si përkthyes, fundjava për Anri Pashajn është për destinacione dhe zbulime të reja në Shqipëri dhe më gjerë.

Në rrjetet sociale ka të postuara fotografi të vargmaleve, majave të larta, shpellave, piktogrameve dhe petroglifeve – gdhendjeve shkëmbore parahistorike – pastaj fosileve detare, stalaktiteve dhe stalagmiteve, bimëve të rralla etj.

fOTO: rel

Këto zbulime dhe imazhe të tij janë shpërndarë shpesh edhe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe institucione të tjera, me qëllim promovimin e këtij vendi.

Mundesh me e lexu edhe…

Akreditimi – pasaportë për eksport

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Anri Pashaj nga Tirana tregon se që i vogël ka pasur kuriozitet për atë që gjendet më tej, që fshihet mes kodrash, malesh apo pas tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai thotë se edhe rrugën për në shkollë, nuk e ndiqte gjithmonë të njëjtën, por se përpiqej të gjente shtigje të reja.

Se si i ka lindur ideja për të eksploruar natyrën, 46-vjeçari e kujton edhe sot:

“Kam qenë 16 vjeç… Më kujtohet kureshtja e madhe që kisha për të parë se çfarë kishte prapa malit të Dajtit (rrëzë të cilit është ndërtuar Tirana). Atëherë, nuk kishte shumë makina, rrugë… ‘hiking’ ose ‘trailining’ nuk ekzistonin si koncepte. Nuk kishte fotografi apo botime promovuese”.

FOTO: REL

“Shqipëria ishte shumë e paeksploruar në atë kohë dhe unë kisha shumë kuriozitet për ato vende që ishin zona ushtarake, ku nuk mund të kaloje. Bëhet fjalë për maja kodrash, vargmale kufitare…”, thotë Pashaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çdo fundjavë, ai i bën thirrje përmes rrjeteve sociale kujtdo që dëshiron t’i bashkohet në rrugëtimet e tij. Ai tregon se interesimi është i madh dhe se rrallëherë i ndodh që të dalë i vetëm.

Nëse në fillim eksplorimet i bënte me miq të afërt, sot i bashkohen miq virtualë, që i takon për herë të parë kur nisin udhëtimin e paralajmëruar.

“Unë postoj shumë fotografi dhe video me komente informuese për objektin e udhëtimit, por edhe për aspektin kontekstual të lidhur me të, si: florën, faunën, peizazhin, historinë, etnokulturën, arkeologjinë, paleontologjinë, gjeologjinë dhe gjithçka që di”.

“Kam mijëra kontakte në Facebook dhe, sigurisht, pjesën më të madhe të tyre nuk e njoh personalisht. Me një pjesë të mirë të atyre që vijnë me mua të shtunave nëpër ekskursione, jam takuar për herë të parë kur kanë ardhur në makinë për t’u nisur bashkë”, tregon përkthyesi i pasionuar pas eksplorimit të natyrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai thotë se natyra ka qenë mjaft bujare me Shqipërinë. Secili udhëtim për të thotë se është shumë i bukur dhe i veçantë, por disa prej tyre e kanë befasuar.

“Eksplorimi i një dhome të pashkelur më parë në shpellën gjigante e të mrekullueshme të Kabashit në Gramsh është diçka që do ta mbaj mend gjatë. Gjithashtu, gjetja e piktogrameve dhe petroglifeve të paraportuara më parë ka qenë drithërimë e patregueshme, sepse ato hyjnë jo thjesht te pasuria kulturore dhe historike kombëtare, por tek ajo e njerëzimit. Të tilla ka shumë pranë Tiranës, Prizrenit, Vlorës, Dibrës etj.”.

“Do veçoja si mbresëlënëse edhe kërpudhën e rrallë, të quajtur krifa e luanit… Ujëvarën e Vrimës së Pëllumbit në kanion të Kopaçit në Gramsh, ndërsa nga majat, do të veçoja majën e Trojanit në afërsi të Vermoshit në Malësi të Madhe, që edhe pse vetëm 2.190 metra e lartë, ofron panoramë mbresëlënëse”, thotë Pashaj.

Udhëtimi i radhës për të nuk është vetëm një dëshirë që pret të realizohet, por edhe përgatitje, studim paraprak se çfarë dihet për atë destinacion, çfarë është zbuluar deri tani e çfarë presin më tej studiuesit, prandaj jo rrallë i ka qëlluar të jetë ai personi që i ka zbuluar ato thesare që natyra mban brenda saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pak kohë më parë udhëtova për në fshatrat e Prizrenit në Kosovë, për të parë piktogramet e mrekullueshme e parahistorike aty. Isha vetëm. Doli dyfish kënaqësi, sepse pak më larg shkëmbit ku ndodhen vizatimet parahistorike, gjeta dy fosile detare. Këto janë më të largëtat që kam gjetur nga vija e sotme detare dhe, me dijeninë time, kjo është hera e parë që raportohen fosile detare në Kosovë”.

“Shtatë specie detare të fosilizuara të kohës së dinozaurëve i kam gjetur në Malësinë e Pogradecit dhe nuk qe befasi që postimi për evidentimin e tyre u shpërnda nga Ministria e Kulturës [e Shqipërisë], Bashkia e Pogradecit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Telegrafike e Lajmeve etj. Fosilet, ashtu sikurse edhe arti shkëmbor, do të mbeten gjithmonë drithërimat më të mëdha të emocioneve të udhëtimeve të mia”, thotë Pashaj.

fOTO: rel

Destinacioni i fundit i tij ka qenë Shpella e Duk Gjonit në Gadishullin e Karaburunit, në Vlorë. Gjatë rrugës thotë se e ka mahnitur lulja “iris”, që njihet edhe si “iris illyrica”. Për këtë ka biseduar edhe me studiues dhe thotë se ka gjasë që ai varietet nuk është raportuar ndonjëherë në gjendje të egër në Shqipëri. Ai shpreson që ta fusë atë si një gjë të re në fondin e florës shqiptare.

foto: rel

“Është kënaqësi e madhe të kontribuosh për futjen e një bukurie të tillë si irisi”, thotë Pashaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ata që vijnë me mua, vijnë falas, sepse unë nuk e bëj për biznes. Por, gjithë këtë arkiv të pasur që kam nga udhëtimet, do të doja ta përmblidhja në një libër. Vështirësia është kryesisht te kostot e botimit. Gjithsesi, nuk po rri duarkryq. Jam duke shkruar një libër, besoj se do të jetë më i ploti që do kemi në Ballkan për piktogramet dhe petroglifet”.

“Kam bërë pjesën më të madhe të punës në terren në disa shtete dhe shpresoj që brenda 6-mujorit të parë të vitit 2023, do të mund të vizitoj edhe pesë të tjera, dy prej të cilave janë shumë larg, për të krijuar një kontekst më të plotë e për të thurur më bindshëm teoritë e origjinës, domethënies dhe teknikës së këtij aspekti kaq intrigues të botës së lashtë”, rrëfen Pashaj.

Nëse pesë ditë të javës e gjejnë mbi libra, për shkak të profesionit si përkthyes, fundjava për Anri Pashajn është për destinacione dhe zbulime të reja në Shqipëri dhe më gjerë.

foto: rel

Nëse pesë ditë të javës e gjejnë mbi libra, për shkak të profesionit si përkthyes, fundjava për Anri Pashajn është për destinacione dhe zbulime të reja në Shqipëri dhe më gjerë.

Pashaj është përkthyes nga gjuha angleze, i angazhuar në këtë profesion që prej vitit 1998. Tashmë është i përqendruar më shumë te përkthimet verbale të konferencave, seminareve, punëtorive. Ai thotë se edhe përkthimi ka ndikuar në pasionin e tij, pasi shpesh përkthen materiale nga ekspertë të fushave të ndryshme, prej të cilave merr mësime, ide apo praktika. Ka përkthyer mbi 60 libra – shumica pjesë e kurikulave shkollore.

Nëse fundjava është me shi, ai i kushtohet pasionit tjetër të tij, që është libri./REL

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Anri PashajBeautiful AlbaniapeopleShqiuperiatoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Vedix Aloe Vera – sekreti i bukurisë sonë
Artikulli i ardhshëm Revyja e paparë në Paris: Modelet mbajnë fustane të kthyera poshtë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

83 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?