Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë ka mbajtur takimin e dytë të Grupit Teknik Punues, në kuadër të zhvillimit të një mekanizmi të ri për monitorimin dhe raportimin lidhur me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM), shkruan Katror.info.
Takimi, i udhëhequr nga Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, përfshiu edhe pjesëmarrjen e një eksperti të Këshillit të Evropës, me qëllim që të sigurohet që mjeti i ri i monitorimit të jetë funksional dhe i përshtatur me nevojat institucionale të Kosovës.
Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të projektit “Nxitja e Kohezionit Shoqëror”, që synon rritjen e transparencës, ndjekjen e përparimit dhe përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë në vend.
Për më shumë informacione, klikoni këtu.
/Katror.info