Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 10:00, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë. Në rend dite është paraparë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Ndërkohë, edhe të dielën e kaluar, nën udhëheqjen e kryesuesit Avni Dehari, Kuvendi u mblodh për të vazhduar me seancën konstituive. Deputeti Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Pas procesit të votimit, kryesuesi Dehari njoftoi se me 57 vota pro, 41 kundër dhe 3 abstenime, kandidatja nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme, dhe për këtë arsye seanca u ndërpre.
Ndërkohë, dy blloqet kryesore politike kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e seancës./Katror.info