“Heroi” i dashur i “La Casa De Papel”, Berlini rikthehet në ekranin e madh me një serial spin-off.
“Berlin” vjen përmes Netflix dhe pak orë më parë u publikua një trailer i ri ku shfaqet personazhi i aktori Pedro Alonso në aventura të reja.
Me teaser-in shoqërues të klipit, u njoftua se prequel-i do ta ketë premierën në dhjetor 2023.
Andrés de Fonollosa, i njohur më mirë me emrin e tij të koduar Berlin, është një nga personazhet kryesore në serialin Netflix Money Heist apo La Casa De Papel, i portretizuar nga aktori Pedro Alonso.
Ai është i dyti në komandën e grabitjes në Royal Mint të Spanjës, por gjithashtu planifikoi grabitjen e Bankës së Spanjës vite më parë, të cilën e ndau me The Professor dhe Palermo./Katror.info