Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka përuruar shkallët te Posta e Madhe në lagjen “Dardania”.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë foto teksa ka thënë se lagjja “Dardania” tani duket më bukur.
Ai ka premtuar edhe ashensorin i cili do të lehtësojë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.
“Pas më shumë se 40 vjetësh shkallët te “Posta e Madhe” në këtë lagje kanë marë pamje tjetër, janë renovuar tërësisht, e shumë shpejt do të vendoset ashensori për t’ua mundësuar qasjen personave me aftësi të kufizuar dhe nënave me karrocë fëmijësh”, tha Rama.
“Kemi shtuar gjelbërmin dhe e kemi ndriçuar gjithë zonën”, shkroi kreu i Prishtinës.

Shkallët te Posta e Madhe në Prishtinë për vite të tëra kanë qenë në gjendje të rëndë infrastrukturore.
Punimet për rregullimin e tyre kanënisur vjeshtën e vitit të kaluar. /Katror.info