Një peshkatar amator nga Antalia e Turqisë është bërë lajmi i ditës pasi në rrjetën e tij u kap një specie e rrallë peshkaqeni që shkëlqen në errësirë.
Savas Darsun zbuloi se në rrjetën e tij ishte kapur një peshkaqen, specien e të cilit e kishte “takuar” për herë të parë në jetën e tij. Ai u mahnit nga sytë blu smerald të peshkaqenit, për shkak të dritës. Ai e lëshoi peshkun përsëri në mjedisin e tij natyror, pasi fillimisht i shkrepi disa foto.
Kjo specie e veçantë peshkaqeni, sipas profesorit të Departamentit të Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, Mehmet Gyokoglu, i përket një specieje që u zbulua në vitin 2021 në Zelandën e Re. Peshku jeton në ujra të thellë dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për të shpërndarë dritën./Katror.info
Antalya'da 28 yıldır balıkçılık yapan bir kişinin oltasına 'ışık saçan' köpek balığı olarak bilinen küt burunlu köpek balığı takıldı. İlk kez bu türle karşılaşan balıkçı, köpek balığını tekrar denize bıraktı https://t.co/wr8AuOk1kk pic.twitter.com/sTFPWAjfBC
— Habertürk (@Haberturk) June 13, 2023