Philip Solomon është 17 vjeçari nga shteti Ondo, vend ky në jugperendim të Nigerisë, i cili u regjistrua në librin e Ginisit si rekorder i ri.
Ai arriti rekordin për kërcim në litar, këtë vetëm me njërën këmbë.
Solomon për 30 sekonda ia doli të bëjë 153 kërcime në litar me këmbën e djathtë.
Ky i ri, me këtë rekord ia kaloi rekorderit të deritanishëm në këtë kategori, Rasel Iskam nga Bangladeshi, i cili arriti rekordin me 145 kërcime për 30 sec.
Solomon, këtë rekord e arriti para katër muajsh, por përgjegjës të librit të Ginisit e konfirmuan rekordin ditë më parë.
Solomon në një deklaratë për media me këtë rast ka thënë se për kërcim me njërën këmbë në litar është inspiruar nga rekorderi i mëparshëm Islam, pasi që ka parë një video ku ai shihej duke provuar të arrinte rekordin./Katror.info