Nëse je çu pak me vonesë dhe nuk je t’u ditë qysh me e fillu ditën e je i/e shoqnum/e me njerëz t’tjerë që po presin me hangër e me i mbushë britë n’vikend, atëherë ta rekomandojmë me i marrë n’shqyrtim krijimin e pjatave t’Brunch-it, sikurse asht brunch pjata me salmon t’tymosun.
Anglezo-amerikanët kanë ardhë me 1 super ide kur e kanë zbulu mes-vaktin e njohun si “Brunch”, e që me e shpjegu shkurt e shqip i bjen nji mes-vakt mes mëngjesit e drekës, i cili ka elemente t’2 vakteve dhe i shkon shumë mbledhive me miq e familje përgjatë vikendeve dembele. E se çka mundesh me servu për 1 brunch, ta ilustrojnë ma s’miri 3 kombinimet tona t’maposhtme t’brunch-mezeve.
1. Brunch-meze me sallatë kapreze, djathna, perime dhe mishna t’kurum’
Kombino lloje t’ndryshme t’mishnave t’kurum (suxhuk, virshlle, proshuta t’tymosuna etj) n’dërrasën për meze bashk me perime krokante sikurse janë: rrepat, specat, kastravecat dhe bashkoji ato me nji sallatë kapreze prej domateve, borzilokut e mocarellës. Shoqnoji këto delikatesa edhe me bukë integrale dhe me fara, kashkavall t’ndryshëm, nga 1 filxhan çaj me xhenxhefil dhe shafran ose kafe, apo për ektra shije dhe vitamina me 1 smoothie tropikal me mango dhe karrota.
2. Brunch-meze me ve t’ziera, perime, fruta, gjalpë, reçel dhe kashkavall dhe suxhuk Bosnje
Sa ngjashëm, aq edhe ndryshe prej kombinimit t’parë asht kombinimi jonë i dytë, i cili gërsheton ushqimet e ambla me t’njelbëtat – n’mënyrë që secili me gjetë vehten n’diçka. Për këtë recetë shto speca e kastraveca krokantë, fruta sikurse kivi dhe mandarinat (edhe fruta t’tjerë janë bonus), reçel dredhëze apo boronice, ve t’ziera, rriska suxhuku t’Bosnjes dhe kashkavall e pak gjalpë. Padiskutimisht kombo t’tilla shkojnë na s’miri t’shoqnume me pak bukë ose bagels/xhevrekë dhe me 1 smoothie me pjeshkë dhe portokall.
3. Brunch-meze me mishna t’bardhë t’kurum, tomatina, djathëna t’ndryshëm, rrush, salmon dhe avokado
Eh, kjo meze asht pak ma “fancy”, ose qysh kishim me thanë pak ma shqip – ekstravagante dhe ja vlenë 1 herë n’s’dimë sa me u përgatitë. Djathna cilësor sikurse “Brie” dhe “Gorgonzola”, proshutat dhe sallamat e pulës, avokado si dhe ve t’ziera, tomatina e rrush janë përbërësit t’cilët ne t’i rekomandojmë për nji kombinim ekskluziv dhe nji brunch spektakolar. Këtë ja vlenë me e përgatit’ kur gostit’ mysafirë t’cilët don me i nderu me diçka ndryshe.
Që t’3 rekomandimet mundesh me i përgatitë lehtësisht e me i servu përgjatë vikendeve dembele. Kështu ja ndreç disponimin jo veç vehtës, por edhe atyre që i ke ftu n’brunch. Madje, po që se nuk e ke problem me pi alkool – dije që brunch-it ma s’miri i shkojnë Mimosas apo Frose-ja me dredhëza dhe pjeshkë.
Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjes t’mirë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria