Pianistja, Melisa Ibrahimi ka bërë të ditur se ka përfunduar suksseshëm edhe një tjetër koncert e këtë herë në kuadër të Festivalit Tempietto në Romë.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar që në mes të duartrokitjeve i është kërkuar të kthehet në skenë 7 herë.
“Një tjetër koncert i suksesshëm u realizua! Mikpritje dhe audiencë fantastike, pata momente të pabesueshme kur ata iu përgjigjën performancës sime me duartrokitje të gjata, duke më rikthyer në skenë më shumë se 7 herë! Gjithashtu një teatër shumë i bukur me akustikë të mrekullueshme”, ka shkruar Ibrahimi në profilin zyrtar të saj në Facebook.
Katror. Info kishte raportuar në tetor të vitit 2023, kur Ibrahimi u shpall fituese e disa çmimeve në garën ndërkombëtare të mbështetur nën patronazhin e Presidencës së Italisë International Music Competition for Youth “Dinu Lipatti” në Taranto, Itali./Katror.info