20 nga pikturat e piktorit të njohur Van Gogh vijnë për herë të parë në Shqipëri në një formë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar t’i shohim në muze. Drejtori i Galerisë së Arteve Dixhitale në Korçë Arbër Malile ka bërë me dije ky film është bërë i mundur falë bashkëpunimit me ambasadën holandeze.
Përpara se filmi të vinte në Korçë është shfaqur në disa prej vendeve më të njohura të botës, shkruan Euronews.al.
“Van Gogh ekspozitë imersive është ekspozita e dytë që vjen në Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë jemi shumë krenar që sot paraqesim për herë të parë në Shqipëri punët e mjeshtrit të madh. Falënderojmë ambasadën holandeze dhe bashkinë e Korçës. Kjo është ekspozitë e re dhe e veçantë për sytë e publikut 1:54 të veçantë e bën inovacioni, faktikisht kjo janë forma të reja dhe konrektisht ekspozita e Van Gogh është ekspozita me e parë e llojit të vet, rreth 17 milion shikues në gjithë botën Korça e Shqipëria po e hap këtë ekspozitë ndërkohë që është hapur në Rome, Milano, Bukuresht e Londër“, tha Malile.
Elda Zavalani, njohëse e mirë e arteve përfshi dhe pikturën tha se më shumë se 3 herë ka vizituar muzeun Van Gogh pasi është e pasionuar pas pikturave të tij. Filmi, sipas saj, është një befasi.
“Unë e kisha parë e njehere tjeter, kam qenë dy herë në Amsterdam për të parë pikturat e tij. Të dyja herët janë përlotur nga emocionet që ai fal. Është film që duhet të gjithë ta shohim, jo vetëm për mënyrën dixhitsle por për atë që ai donte ti falte njerëzimit. Është edukativ përveç artistik për bukurinë e jetës,për bukurinë e detajeve. Jam e prekur nga gjithë imazhet do doja ta shihja herë të tjera”, tha Zavalani.
Organizatorët thanë se për të realizuar këtë ekspozitë të veçantë nga 1500 piktura janë përzgjedhur 20 prej tyre, të cilat nuk kanë humbur ngjyrat e punimeve por kanë fituar me tepër vlera nga digjitalizimi./Katror.info