Vetëm 20 kilometra larg kryeqytetit të zhurmshëm, Prishtinës, gjendet një perlë e fshehur që pret të zbulohet nga ju që nuk keni qene ende – Pylli i Arinjve, apo Bear Sanctuary Prishtina.
I vendosur pranë liqenit të qetë të Badovcit ky vend ofron një strehë për arinjtë e shpëtuar, duke u siguruar atyre një habitat natyror dhe një shtëpi të përhershme.
Imagjinoni të kaloni fundjavën tuaj të rrethuar nga gjelbërimi, qetësia dhe bukuria mahnitëse e pyllit. Ndërsa hyni në strehimore, keni me u mahnit me pamjet që ngrohin zemrën – arinj të mëdhenj që enden lirshëm, duke u gëzuar në lirinë e gjetur në këtë strehimre.
Swipe për t’i parë të gjitha fotot në slideshow
Nga 20 arinjtë e shpëtuar, 13 tashmë gjenden jashtë habitatit të tyre, ndërsa 7 nga ta nuk janë zgjuar ende nga gjumi dimëror.
Kasandra, Hana, Ari, Tomi, Mira janë disa nga emrat që u janë vënë arinjve pas shpëtimit dhe ardhjes në strehimore. Ata po qëndronin në kafaze nëpër restorante në mbarë Kosovën dhe Shqipërinë. Një staf profesional dhe i përkushtuar kujdeset për arinjtë duke mirëmbajtur një mjedis të përshtatur për nevojat e tyre.
Themeluar nga FOUR PAWS International, një organizatë globale e dedikuar për mirëqenien e kafshëve, Bear Sanctuary Prishtina është hapur për vizitorët në Kosovë në maj të 2013-ës.
Tashmë, ajo përveç sigurimit të hapësirës së jetueshme për arinjtë, ka krijuar shtigje të ndryshme piktoreske ecjeje për vizitorët, të cilët mund ta vizitojnë Pyllin e Arinjve duke paguar vetëm 2 euro për të rritur dhe 1 euro për fëmijë.
Pavarësisht nëse jeni një entuziast i natyrës, një adhurues i kafshëve ose thjesht duke kërkuar një tërheqje paqësore nga kaosi i jetës së përditshme, Pyllli I Arinjve premton një arratisje të paharrueshme në fundjavë./Katror.info