Gjiganti amerikan i informacionit, CNN e ka renditur Piramidën e Tiranës ndër projektet më të mira arkitekturore.
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm shkrimin e CNN duke theksuar se Piramida e Tiranës është cilësuar në rubrikën e saj të arkitekturës, si më e mira e vitit.
”Çdo vit, lista e ashtuquajtur WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme”, shkruan Jacqui Palumbo për CNN.
“Në qendër të qytetit të Tiranës, në Shqipëri, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature – këmbët e tyre që shkelin një triumf mbi të kaluarën. E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit, në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe pjerrtësira. Është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW” në numrin e shkurtit”, thuhet në artikullin e CNN./Katror.info