Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë larguar të gjitha mbeturinat përgjatë hekurudhës dhe rrugës ”Tirana” në kryeqytet.
Sipas një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka thënë se në këtë pjesë do të investohet në gjelbërim, dhe se do të kthehet në një super park.
”Gjelbërim e investim në hapësirat publike të cilat gjenden përgjatë hekurudhës e rrugës “Tirana” në Kryeqytet.
Larguam gjithë mbeturinat nga këtu dhe do ta shndërrojmë këtë pjesë në një super park dhe po ashtu do të investohet në rigjenerim”, shkruan Rama. /Katror.info
Përgatiti:
