Pavarësisht çmimit të lartë, Porsche 911 S/T është ende një mall i kërkuar, por edhe ata që paguajnë çmimin e kërkuar nuk do të bëhen menjëherë pronarë.
Ata që paguajnë 290,000 euro nuk do të mund të jenë menjëherë pronarë të Porsche 911 S/T dhe pse është kështu, shpjegoi Fran Moser, njeriu i parë i modeleve 911 dhe 718.
Moser e arsyeton këtë vendim të markës Porsche duke thënë se duan të pengojnë rishitjen e mëtejshme të makinave.
“Kur u njoftua për 911 S/T, që shënonte 60 vjetorin e 911, ne pamë se kishte një interes të paprecedentë për makinën, duke e tejkaluar shumë numrin e parashikuar të shitjeve në SHBA”, tha MoZer për The Drive.
“Ne duam të sigurojmë që makinat të jenë të disponueshme për entuziastët e vërtetë për të vozitur dhe shijuar për vitet në vijim. Për këtë arsye, atyre që u është caktuar një 911 S/T në SHBA do të duhet t’i përmbahen një periudhe minimale të dakorduar të mbajtjes, të caktuar në një vit”, shtoi ai.
“Në praktikë, kjo do të thotë që makinat në SHBA fillimisht do të jepen me qira për atë periudhë përpara se të transferohet pronësia”, përfundoi Moser./Katror.info