Duket se tashmë në Prishtine kanë filluar të çelin lulet e pemëve rozë në ditët e fundit të stinës së dimrit.
Pranvera është stinë e veçantë, e cila është simbol i gjallërisë për një fillim viti të mbarë. Për nga natyra bën ndarjen mes acarit të dimrit dhe vapës së verës, mes borës e ngricës dhe luleve e ngrohtësisë, shkruan albinfo.ch.
Kjo stinë e bukur duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj. Prishtina po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës./Katror.info