Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka potencuar se po punohet për transformim të infrastrukturës së futbollit në një plan pesë vjeçar, ku do investohen 200 milionë euro.
Në një postim në Facebook, ai thotë se po punohet në rindërtimin e fushës në stadium “Fadil Vokrri”, teksa punimet po vazhdojnë edhe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Sipas Kurtit, do invesohet edhe në Pejë, Gjilan, Gjakovë – Prizren, Malishevë, Ferizaj, Vushtrri, Kamenicë – Podujevë e Drenas.
“200 milionë euro për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit. Jemi të vendosur, stadiumet po bëhen. Me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli”, thuhet në postimin e tij. /Katror.info
Përgatiti:
