Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se u takua me shefin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.
Me anë të një postimi në Twitter ajo shprehet se inteligjenca artificiale mund të nxisë përparim të madh dhe të përmirësojë jetën tonë, por që ne duhet t’i zbusim rreziqet dhe të ndërtojmë besim.
“Për t’u përshtatur me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë, firmat e inteligjencës artificiale duhet të luajnë rolin e tyre”, shkroi ajo.
Glad to meet @OpenAI CEO @sama
AI can fuel huge progress and improve our lives.
But we must mitigate risks and build trust.
To match the speed of tech development, AI firms need to play their part.
EU will work with global partners and stakeholders towards trustworthy AI. pic.twitter.com/ZRQO2EkYnH
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 1, 2023
Von der Leyen po ashtu shtoi se BE-ja do të punojë me partnerët globalë dhe palët e interesuara drejt AI-ve të besueshme. /Katror.info