Me afrimin e muajve të ftoftë, shumë qytetarë po presin për hapjen e thirrjes së subvencioneve për pompa termike nga Qeveria e Kosovës.
“Thirrja do të hapet në shtator, po që nuk dihet data”, thanë shkurt nga Ministria e Ekonomisë për Telegrafin.
Të pyetur se çfarë subvencione mund të ketë, nga Ministria thanë se nuk janë në dijeni sepse sipas tyre mund të ketë ndryshime thirrja.
Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka shpallur hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, specifikisht pompave termike, të cilat janë pajisje elektrike të ngrohjes dhe ftohjes.
Vitin e kaluar, subvencionimi ka mbuluar 30% të vlerës së investimit të një pompe termike standarde./Katror.info